Kandidati për president të Barçës s’e përkrah Setienin: Xavi do të kthehet - Gazeta Express
string(72) "kandidati-per-president-te-barces-se-perkrah-setienin-xavi-do-te-kthehet"

Gazeta Express

11/07/2020 19:14

Kandidati për president të Barçës s’e përkrah Setienin: Xavi do të kthehet

Gazeta Express

11/07/2020 19:14

Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, Victor Font, ka thënë se Quique Setien nuk është trajneri që ai e përkrah për të ardhmen e klubit, pasi që planifikon ta kthejë në klub Xavin.

Kampionia në fuqi e Barcelonës bëri ndryshim në karrigen e trajnerit në janar të këtij sezoni, kur dy-herë kampionit të La Ligës, Ernesto Valverdes, iu tregua dera e largimit nga Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Setien u emërua në atë post në vend të Valverdes, mirëpo as ai s’ka arritur t’i përmbushë kërkesat e klubit katalonas, pasi që tani Barcelona ka mbetur katër pikë prapa edhe në garën për titullin e La Ligës, ndërsa Lionel Messi thuhet se po e shqyrton mundësinë e largimit.

Font e ka pranuar se nuk e sheh Setienin si një opsion afatgjatë për klubin katalonas, duke thënë: “Ai është për momentin trajneri i Barcelonës, kështu që e meriton përkrahjen dhe respektin tonë për këtë arsye”.

“Për mua, personalisht, ai është një trajner që gjithmonë më ka pëlqyer, por është e vërtetë edhe se ai nuk është trajneri që ne e përkrahim për të ardhmen”.

Barcelona do të mbajë zgjedhje presidenciale në vitin 2021 dhe Font është në mesin e personave që shpresojnë ta marrin vendin e Josep Maria Bartomeut, ndërsa ka bërë të ditur se shpreson edhe në kthimin e Xavit, i cili për momentin është trajnerit i klubit nga Katari, Al Sadd.

“Është e vërtetë që Xavi do të bëhet trajneri kur të vendosë ai vetë, kushdo që të jetë president, sepse Xavi është Barcelona dhe shpresa më e madhe e klubit”, ka thënë Font. /Gazeta Express/