string(76) "kandidati-ne-burg-greqia-me-syte-nga-himara-emigrantet-kthehen-per-te-votuar"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 13:15

Kandidati në burg, Greqia “me sytë” nga Himara, emigrantët kthehen për të votuar

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 13:15

Procesi i votimit në Himarë për zgjedhjet vendore në Shqipëri po ndiqet me vëmendje nga Greqia pas arrestimit të kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri, njëkohësisht anëtar i komunitetit grek.

Pjesëmarrja deri më tani në këto votime është 12%. Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe emigrantët që janë kthyer në Himarë për të votuar.

Ndërsa Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka denoncuar se të afërmit e kryebashkiakut dhe njëherësh kandidatit të PS-së në Himarë, Jorgo Goro, po ushtrojnë presion mbi votuesit në qendrat e votimit.

Procesi po ndiqet gjithashtu nga mediet greke.

/Gazeta Express