Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar sot përmes rrjetit social Facebook se babai i tij ka ndërruar jetë.
Bulliqi, në njoftimin e tij, ka thënë se babai i tij kishte pasur një sëmundje të shkurtër, e cila ia mori jetën në moshën 76-vjeçare.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga orën 15:00.
“Njoftojmë farefisin dhe miqtë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë babai im, Nazmi Avdullah Bulliqi, në moshën 76 vjeçare. Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në varrezat e fshatit Llugë, nga ora 15:00”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
Njoftojmë farefisin dhe miqtë se pas një sëmundje të shkurtë, ka ndërruar jetë babai im, Nazmi Avdullah Bulliqi, në…
Publiée par Shpejtim Bulliqi sur Samedi 22 février 2020