Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Naim Ismajli, ka ftuar qytetarët e vendit që me 9 shkurt të dalin në mënyrë masovike në zgjedhje dhe ta votojnë atë, PDK-në, kandidatin e kësaj partie për kryeministër Bedri Hamzën dhe Memli Krasniqin, shkruan Gazeta Express.
Ai ka thënë edhe se gjatë fushatës, PDK-ja ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët.
‘‘Të dashur qytetarë,
Kanë mbetur vetëm 3 ditë deri në zgjedhje! Gjatë gjithë fushatës, PDK ka marrë mbështetje të madhe nga qytetarët anë e mbanë Kosovës.
Më 9 Shkurt 2025, ju ftoj të dilni masovikisht dhe të votoni:
✅ PDK – 131
✅ Bedri Hamza – 1
✅ Memli Krasniqi – 2
✅ Mua – 48
Bashkë për fitoren e PDK-së
Kosova mundet ma mirë!’’, ka thënë ai mes tjerash. /GazetaExpress
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...