Kandidati i PD për kryebashkiak në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja - Gazeta Express
string(86) "kandidati-i-pd-per-kryebashkiak-ne-tirane-noka-takon-kreun-e-pdiu-zbulohet-marreveshja"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 21:13

Kandidati i PD për kryebashkiak në Tiranë/ Noka takon kreun e PDIU, zbulohet marrëveshja

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 21:13

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar takim me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi në funksion të takimeve qe opozita po zhvillon me aleatët, për përzgjedhjen e kandidatit për kryetar bashkie.

Mes palëve ka pasur mirëkuptim për të qenë një koalicion ai që do të mbështesë kandidatin e opozitës. Idrizi ka mbështetur përpjekjen e Partisë Demokratike për të zgjeruar koalicionin opozitar për zgjedhjet e parakohshme.