Kandidati i PD bllokon furgonin në Berat: Po ndanin ndihma për vota - Gazeta Express
string(66) "kandidati-i-pd-bllokon-furgonin-ne-berat-po-ndanin-ndihma-per-vota"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 21:59

Kandidati i PD bllokon furgonin në Berat: Po ndanin ndihma për vota

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2021 21:59

Kanë ndodhur tensione në Berat pak ditë para zgjedhjeve. Gjithçka ndodhi pasi kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.

Alizoti tenton që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Alizoti. Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Në sfond dëgjohen edhe brohërima në kor “Rama ik”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement