Një nga kandidatët për deputetë nga radhët e Lidhjes Demokratike që po vazhdon të befasojë me renditjen nga votat me postë të diasporës është Hysen Çekaj
Ky i fundit nga votimi përmes postës në diasporë, deri tani ka marrë 7 mijë e 457 vota.
Çekaj nga 66.31 për qind të votave sa janë numëruara deri tani, renditet i treti, pas të parit të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe Kujtim Shalës.

Por, nga votat me postë të diasporës nga votimi në përfaqësitë diplomatike, ka një dallim të madh për kandidatin e LDK-së, Hysen Çekaj.
Ai ka marrë veç 98 vota në përfaqësitë diplomatike në diasporë.

Ndërsa sa i përket votave në Kosovë, në të gjitha komunat, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së ka marrë 11 mijë e 268 vota.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...