Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, viziton Miradinë e Epërme - Gazeta Express
string(87) "kandidati-i-ldk-se-per-kryetar-te-fushe-kosoves-besnik-osmani-viziton-miradine-e-eperme"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 18:17

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, viziton Miradinë e Epërme

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 18:17

E diela ishte e veçantë për Miradinë e Epërme, ku kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, z. Besnik Osmani, u mirëprit me bujari nga banorët e kësaj ane.

Fillimisht, Osmani zhvilloi një takim të ngrohtë me familjen e nderuar Pacolli, ku u diskutua gjerë e gjatë për sukseset dhe sfidat e qeverisjes lokale, ndërsa përkrahja e tyre u vlerësua si një shtytje e fortë për të ardhmen.

Më pas, ai pati kënaqësinë të takohej me ekipin e futbollit të fshatit, të cilëve ua uroi suksesin para ndeshjes së ditës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së rinisë dhe sportit në komunitet.

Ditën e vazhdoi me vizitën tek familja Breznica, si dhe duke parë nga afër disa rrugë që kanë nevojë për intervenim të menjëhershëm.

“Miradia e Epërme na dha sot energji dhe besim se me punë të përbashkët do të sjellim ndryshime të mëtutjeshme pozitive,” u shpreh Osmani.