Udhëheqës i departamentit për ujë dhe politika mjedisore në kuadër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe kandidat për deputet nga kjo parti, Mumin Morina, ka thënë se nëse qeverisja e re do të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, prioritet do të jetë reforma për ujin.
Morina, ka deklaruar se, humbjet në sistemet e ujësjellësit mbeten alarmante, të cilat ai ka deklaruar se janë rreth 60%, si pasojë e infrastrukturës së amortizuar dhe fragmentimit institucional.
Kësisoj, ka thënë kandidati i AAK’së për deputet, një qeverisje e Haradinajt, do ta vendosë sektorin e ujit në qendër të reformave strategjike.
Postimi:
Reforma për ujin – prioritet i qeverisjes Haradinaj
🌍 Ndryshimet klimatike po sjellin thatësira të zgjatura, rënie të rezervave ujore dhe rrezik serioz për sigurinë e furnizimit me ujë.
🚰 Pavarësisht investimeve të konsiderueshme ndër vite, humbjet në sistemet e ujësjellësit mbeten alarmante – rreth 60% – si pasojë e infrastrukturës së amortizuar dhe fragmentimit institucional.
🔄 Zgjidhja qëndron në një reformë të thellë strukturore, të bazuar në modelin e reformës së sektorit të ujit në Shqipëri.
🏛️ Thelbi i reformës:
✔️ Krijimi i Operatorit Kombëtar të Ujit
✔️ Konsolidim institucional dhe depolitizim i sektorit
✔️ Ndarje funksionale në nivel sektori: prodhimi i ujit dhe shpërndarja e tij
✔️ Standardizim i shërbimeve dhe optimizim i kostove
💧 Operatori Kombëtar i Ujit do të ketë rol rregullator dhe mbikëqyrës në nivel vendi, duke integruar 7 kompanitë rajonale në një strukturë të vetme, profesionale dhe me përgjegjësi të qarta – sipas modelit të konsolidimit të ujësjellësve në Shqipëri.
🏢 Kompanitë rajonale do të vazhdojnë operimin në terren, por nën menaxhim të centralizuar, me kontrata performance dhe monitorim të vazhdueshëm.
🤝 Përfshirja e sektorit privat, përmes menaxhimit modern dhe partneriteteve publike-private, do të mundësojë:
📉 uljen e humbjeve teknike dhe komerciale
📈 rritjen e arkëtimit
🛠️ modernizimin e rrjetit dhe digjitalizimin e shërbimeve
🎯 Synimi: furnizim 24/7 me ujë të sigurt, qëndrueshmëri financiare dhe përmbushje e standardeve evropiane.
🟦 Qeveria e ardhshme e udhëhequr nga AAK, me Ramush Haradinajn, do ta vendosë sektorin e ujit në qendër të reformave strategjike.
💧 Reforma në ujë = konsolidim, profesionalizim dhe shërbim dinjitoz për çdo qytetar.