string(83) "kandidatet-e-pd-kerkojne-rinumerim-te-votave-berisha-ne-nuk-bllokojme-transparencen"

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 16:45

Kandidatët e PD kërkojnë rinumërim të votave, Berisha: Ne nuk bllokojmë transparencën

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2025 16:45

Kryedemokrati Sali Berisha komentoi kërkesat për rinumërimin e votave nga disa kandidatë demokratë jo fitues në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se PD nuk pengon askënd që kërkon transparencë dhe nëse ka pasur sjellje të pandërgjegjshme, do të merren masa ligjore.

Berisha tha:“Farsa elektorale, nuk flas unë, është realitet i pamohueshëm, i padiskutueshëm. Dhe kjo që thoni ju, 2-3-4-5 verifikime, parregullsi, këto nuk hedhin asgjë poshtë, as në këto që themi, përkundrazi. Kurse për sa u përket kandidatëve, unë nuk e di sa kanë kërkuar rinumërimin apo sa kanë kërkuar procedurën, por cilido që dëshiron, është i lirë ta bëjë. Ne nuk bllokojmë asnjë njeri që ta bëjë transparencën. Në qoftë se ka pasur njerëz të pandërgjegjshëm, ata do identifikohen dhe do mbahet qëndrim ligjor. Këtu ne nuk kemi dy standarde, por nuk kemi standardin e Edi Ramës që ndalon transparencën. Atë nuk e bëjmë kurrë ne. E qartë përgjigja? Nuk e di sa janë, se ne edhe para dy ditësh, kam përsëritur udhëzimin që çdo kandidat që kërkon transparencë, t’i jepet mbështetje nga partia.”

Kandidatët e Partisë Demokratike në Tiranë dyshojnë për manipulime dhe blerje vote nga numëruesit gjatë procesit të numërimit të votave në kryeqytet.