Kanceri i Qafës së Mitrës! - Gazeta Express
string(25) "kanceri-i-qafes-se-mitres"

Kanceri i Qafës së Mitrës!

Shneta

Gazeta Express

18/08/2021 13:12

Kanceri i qafës së mitrës (i njohur gjithashtu edhe si kanceri i cerviksit) njihet si një nga format më të shpeshta të kancerit midis grave.

Ai hyn në grupin e sëmundjeve, të cilat mund të kurohen dhe mjekohen, nëse trajtohet që në stadet e hershme.

Lexo Edhe:

Simptomat dhe shenjat e kancerit të qafës së mitrës.

Zakonisht kanceri cervikal në fazë të hershme nuk jep asnjë simptomë. Kanceri derisa rritet në fazën invazive (në fazë progresive) dhe prek indet përreth nuk jep asnjë simptomë, kur arrin në fazën invazive zakonisht simptomat janë gjakderdhje vaginale dhe gjakderdhje pas marrëdhënieve.

Tumoret invazive diagnostikohen te femrat, të cilat nuk kanë bërë rregullisht pap testin.

Diagnostikimi në kohë i kancerit të Cerviksit ndihmon në parandalimin dhe kapjen në kohë të sëmundjes.

Të gjithë femrat duhen të bëjnë pap testin që në moshën 21 vjeçare, femrat në moshë 21 deri 29 vjeç duhet ta përsërisin pap testin 1 herë në 3 vjet.

Pas moshës 30 vjeçare deri në moshën 65 vjeçare pap testi duhet bërë 1 herë në 3 vjet, gjthashtu 1 herë në 5 vjet pap testi duhet kombinuar me testin HPV.

Për të pasur një pap test sa më të saktë duhet që:

• Koha më e mirë është të merret pap test pas 5 ditësh pas menstruacioneve.

• Të mos ketë marrëdhënie seksuale për 48 orë.

• Të mos jetë përdorur ndonjë tampon apo medikament vaginal për 48 orë.

A mund të parandalohet kanceri cervikal?

Këto ndryshime qelizore prekanceroze mund të diagnostikohen me pap test, kështu që duke u trajtuar me terapi të duhur parandalohet progresimi i tyre në kancer.

Jo gjithë lezionet prekanceroze transformohen në kancer dhe duhen disa vite ( një kohë e gjatë) që të transformohen në kancer.

Testet diagnostikuese janë Pap Testi dhe testet përcaktuese të HPV.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en