Kanceri i Prostatës - Gazeta Express
string(19) "kanceri-i-prostates"

Kanceri i Prostatës

Shneta

Gazeta Express

21/11/2021 12:11

Kanceri i Prostatës

10 fakte të rëndësishme.

Lexo Edhe:

Problemet e prostatës janë të zakonshme për meshkujt e moshës së tretë. Rreth 90% e meshkujve në moshën 80 vjeçare përjetojnë ndryshime hormonale të cilat sjellin si pasojë zgjerimin e prostatës. Por nëse kjo e fundit mund të krijojë parehati, është kanceri i prostatës ai që duhet tëshqetësojë. Më poshtë renditen 10 fakte të rëndësishme që lidhen me kancerin e prostatës.

1. Është më i zakonshëm nga sa mendoni

Është lloji më i zakonshëm i kancerit te burrat. Pas atij të mushkërive, kanceri i prostatës është shkaktari i dytë i vdekjeve te meshkujt.

2. Mund të kurohet nëse kapet herët

Është një nga më agresivët pasi lëshon metastaza, ndaj vonesa në zbulimin e tij mund të jetë fatale. Nëse kapet herët, shkalla e shërimit është pothuajse 99%. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë vendimtarë në shpëtimin e jetës.

3. Ekzaminimi i hershëm mund të jetë i nevojshëm

Ekzaminimi i hershëm mund të ketë rezultat shumë pozitiv për pacientin. Ndaj mjekët sugjerojnë që meshkujt që kanë shqetësime të prostatës duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore që në moshën 50 vjeçare. Në varësi të historisë familjare dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, kontrollet duhet të nisin që në moshën 40 vjeçare.

4. Raca është një faktor rreziku

Sipas statistikave botërore, meshkujt me ngjyrë janë më të rrezikuar nga kanceri i prostatës. Jo vetëm që kanë më shumë gjasa të preken, por kanë edhe përqindjen më të lartë të vdekshmërisë.

5. Disa simptoma të kancerit të prostatës

Simptomat e kancerit të prostatës, nëse ka, shpesh mund të ngatërrohen me ato të patologjive të tjera, si prostatiti. Shenjat më të zakonshme janë urinimi i shpeshtë, vështirësi në kontrollimin e urinës, por edhe çrregullime seksuale, si mosfunksionimi i ereksionit ose ejakulim i dhembshëm. Drejtohuni menjëherë te mjeku nëse keni ndonjë nga këto simptoma.

6. Mjetet e ekzaminimit po përmirësohen

Gjithmonë është debatuar lidhur me mjetet që përdoren për të ekzaminuar kancerin e prostatës. Testet që masin nivelet e antigjenit specifik të prostatës, ose PSA, tregojnë vetëm se diçka e pazakontë po ndodh me prostatën, por jo që një pacient ka kancer. Edhe biopsia standarde për kancerin e prostatës merr mostra nga një model fiks rreth organit, në vend që të përcaktojë saktësisht vendndodhjen e tumoreve.

7. Kanceri i prostatës nuk kërkon gjithmonë ndërhyrje kirurgjikale ose trajtim

Kur një person diagnostikohet me kancer të prostatës, agresiviteti i këtij të fundit përcaktohet me anë të një mënyre të quajtur Shkalla Gleason. Kanceri i prostatës me Shkallën Gleason 6 ose më të vogël konsiderohet me rrezikshmëri të ulët, 7 është mesatare dhe nga 8 deri në 10 rreziku është i lartë.

Për personat me rrezik të ulët të kancerit të prostatës, gjasat janë që ky tumor të zhvillohet aq ngadalë saqë trajtimi nuk është i nevojshëm. Në vend të tij, mjeku mund të rekomandojë ekzaminime periodike si: teste të PSA dhe biopsi për t’u siguruar që nuk ka rritur agresivitetin

8. Konsideroni efektet e trajtimit afatgjatë

Duhet të merrni në konsideratë efektet an̵ësore të trajtimit afatgjatë. Sipas një studimi u konstatua se 15 vjet pas operacionit apo trajtimit me rreze të kancerit të prostatës, një numër i konsiderueshëm i pacientëve kishin përjetuar mosfunksionim seksual, vështirësi me urinimin ose të dyja problematikat të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës.

9. Trajtimet ndryshojnë sipas rastit

Çdo njeri është i ndryshëm, kështu që plani i trajtimit përshatet sipas rastit. Trajtimi mund të kërkojë një procedurë kirurgjikale për të shkatërruar tumoret ose për të hequr prostatën. Mund të përfshijë gjithashtu rrezatimin, kimioterapinë, trajtimet hormonale ose imunoterapinë, ose mjeku mund të rekomandojë një kombinim të tyre.

10. Ndryshimi i stilit të jetesës mund të ndihmojë, por nuk është një kurë magjike

Disa studime tregojnë se mund të ketë një lidhje midis stilit të jetesës, dietës apo obezitetit dhe shtimit të rasteve me kancer të prostatës. Por mosha, historia familjare dhe raca mbeten faktorët kryesorë të rrezikut. Ndryshimet në stilin e jetës që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të pacientëve të prekur nga kanceri i prostatës janë: mospirja e duhanit, ruajtja e një peshe të shëndetshme, konsumimi i një diete të pasur me fruta, perime, drithëra integrale dhe nënprodukte të qumështit.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en

/Artikull i sponzorizuar/