Qeveria e gjermane do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave pas mbledhjes së kabinetit të sigurisë në Gjermani për shkak të gjendjes së vështirë humanitare në Rripin e Gazës.
Ditët e fundit për herë të parë në Rripin e Gazës po mbërrinnë sërish sasi të mëdha ndihmash për popullsinë e rrezikuar nga uria. Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, e konsideron këtë një hap të parë dhe do që në bashkëpunim me vende të tjera të krijohet një urë ajrore për transportimin e ndihmave. Qeveria e Gjermanisë në sfondin e gjendjes emergjente humanitare do të krijojë një urë ajrore për dërgimin e ndihmave në Rripin e Gazës. Kancelari Friedrich Merz deklaroi pas një mbledhjeje të kabinetit të sigurisë në kancelari, se kjo nismë do të zbatohet bashkë me Jordaninë.
Edhe Franca dhe Britania e Madhe, sipas tij, janë të gatshme ta mbështesin urën ajrore për ndihma me ushqime dhe materiale mjekësore. Kjo, tha ai, është në fakt vetëm “një ndihmë e vogël” për njerëzit në Gazë, por një kontribut që qeveria do të japë. “Ne duam që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin fund vuajtjet humanitare për popullsinë civile në Gazë”, tha kancelari kristiandemokrat. Lejimin së fundi nga Izraeli për kalimin e autokolonave me ndihma dhe hedhjen e ndihmave nga ajri, kancelari e konsideroi si një “hap i parë i rëndësishëm”. Tani duhet të pasojnë hapa të mëtejshëm, tha Merz. “Izraeli duhet menjëherë të përmirësojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të qendrueshme gjendjen katastrofale humanitare në Gazë.”
Jo dëbime dhe jo ankesim
Kancelari ritheksoi kërkesën e qeverisë gjermane për një armëpushim të qendrueshëm. Për këtë Hamasiradikal-islamik duhet të hapë rrugën duke liruar pengjet dhe ulur armët. Ndër personat që vazhdojnë të mbahen peng ka edhe shtetas gjermanë.
Merz i tërhoqi vëmendjen Izraelit, se nuk duhet të ketë dëbime nga Rripi i Gazës dhe as hapa të mëtejshme për aneksim të territorevenë Jordanin Perëndimor. Ndërkohë për qeverinë gjermane nuk shtrohet për vendim një njohje e një shteti palestinez – sikurse ka deklaruar Franca. Ky nuk është “një hap i parë, por ndoshta një ndër hapat përfundimtar” në rrugën e zgjidhjes me dy shtete.
Gjermania vazhdon përpjekjet diplomaike në Lindjen e Mesme
Në vazhdim të përpjekjeve diplomatike ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul (CDU) të enjten (31.07.2025) do të udhëtojë për në rajonin e Lindjes së Mesme. Merz do të bisedojë në telefon me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Gjithashtu kancelari vuri në dukje, se do të marrë masa për organizimin e “një konference për rindërtimin në Gazë”. Për Gjermaninë ministrja për Zhvillimin Reem Alabali Radovan (SPD) do të jetë koordinatore. Ajo do të koordinohet me partnerët në rajon si dhe me Francën dhe Britaninë e Madhe./DW/
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...