Kancelari gjerman zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun, bën thirrje për marrëveshje të menjëhershme paqeje në Gaza - Gazeta Express
string(117) "kancelari-gjerman-zhvillon-bisede-telefonike-me-netanyahun-ben-thirrje-per-marreveshje-te-menjehershme-paqeje-ne-gaza"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 17:38

Kancelari gjerman zhvillon bisedë telefonike me Netanyahun, bën thirrje për marrëveshje të menjëhershme paqeje në Gaza

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 17:38

Në një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu,ka bërë thirrje për përparim të shpejtë në negociatat që po zhvillohen në Egjipt, me synimin për të arritur një marrëveshje armëpushimi që do t’i jepte fund luftimeve në Gaza.

Kancelari gjerman Friedrich Merz bëri thirrje për përparim të shpejtë në bisedimet që po zhvillohen në Egjipt, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftimeve në Gaza.

Sipas një deklarate zyrtare të qeverisë gjermane, Merz ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Kancelari mbështet në mënyrë të qartë planin e paqes të Presidentit Trump,” thuhet në deklaratë, ku shtohet se “pothuajse dy vjet pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023, ky është shansi më i mirë për paqe – si për lirimin e pengjeve, ashtu edhe për të ardhmen e Gazës.”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka theksuar gjithashtu se “njoftimi për tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza është një hap i duhur”, ndërsa ka theksuar nevojën për një përfundim të shpejtë të armiqësive përmes bisedimeve që po mbahen në Egjipt.

Në fokus të negociatave mbetet edhe lirimi i plotë i pengjeve, akses i papenguar për ndihmat humanitare dhe çarmatimi i plotë i Hamasit.