Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe delegacioni i tij ka mbërritur sonte në Beograd, ku në këto orë të vona u prit nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në aeroportin “Nikola Tesla”.
Mediat serbe raportojnë se përveç Vuçiq, në pritje dolën edhe kryetarja e Kuvendit Popullor, Ana Brnabiq, ministrja e Minierave dhe Energjisë, Dubravka Gjedoviq Handanoviq, ambasadorja e Gjermanisë në Beograd, Anke Konrad, si dhe ambasadorja e Serbisë në Berlin, Snežana Jankoviq.
Gjatë hyrjes në hapësirën ajrore të Serbisë, avioni i Scholz-it u prit nga dy çifte luftarake MiG-29 RV dhe PVO të Forcave të Armatosura Serbe.
Po ashtu edhe një tapet i kuq dhe një gardë nderi e Forcave të Armatosura serbe u shtruan për të pritur kancelarin gjerman dhe delegacionin e tij në aeroport.