Kanadezi De Grasse e fiton medaljen e artë në 200 metra, i lë prapa dy amerikanë - Gazeta Express
string(79) "kanadezi-de-grasse-e-fiton-medaljen-e-arte-ne-200-metra-i-le-prapa-dy-amerikane"

Kanadezi De Grasse e fiton medaljen e artë në 200 metra, i lë prapa dy amerikanë

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2021 15:48

Andre De Grasse i Kanadasë e ka fituar medaljen e artë në 200 metra në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke i lënë mbrapa dy garuesit amerikanë, Kenny Bednarek dhe Noah Lyles, të cilët i fituan medaljet e argjendtë dhe të bronztë, përkatësisht.

De Grasse e fitoi garën në 200 metra me kohën 19.62 sekonda, e cila kishte koha e tij më e mirë personale, raporton Gazeta Express.  

Lexo Edhe:

Ishte një vrapim i shkëlqyer nga kanadezi, i cili kurrë më parë nuk kishte fituar titull botëror apo olimpik, megjithëse është njëri prej sprinterëve më të mirë në botë tash e disa vjet.

Ai e kishte fituar medaljen e argjendtë në 200 metra në Rio 2016 dhe të bronztën në 100 metra në Rio dhe në Tokio.

Lyles, kampioni i botës, ishte favorit për ta fituar garën në 200 metra por iu desh të pajtohet me vendin e tretë. /Gazeta Express/