Kanadaja i bashkohet misionit ndërkombëtar për Gazën: Hidhen 120 ton ndihma nga ajri - Gazeta Express
string(83) "kanadaja-i-bashkohet-misionit-nderkombetar-per-gazen-hidhen-120-ton-ndihma-nga-ajri"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 16:50

Kanadaja i bashkohet misionit ndërkombëtar për Gazën: Hidhen 120 ton ndihma nga ajri

Lajme

Gazeta Express

04/08/2025 16:50

Ushtria Izraelite ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme janë hedhur nga ajri 120 paleta ndihmash humanitare në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Sipas The Times of Israel, në operacion kanë marrë pjesë avionë nga Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Gjermania, Belgjika dhe – për herë të parë – Kanadaja.

Ushtria tutje ka bërë të ditur se çdo paletë përmban rreth një ton ushqime, duke theksuar se hedhjet ajrore janë kryer “në përputhje me udhëzimet e udhëheqjes politike dhe si pjesë e bashkëpunimit mes Izraelit dhe vendeve pjesëmarrëse”.

“Këto hedhje ajrore janë pjesë e një serie veprimesh për të përmirësuar reagimin humanitar në Rripin e Gazës. IDF do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e reagimit humanitar në Gazë, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar, duke hedhur poshtë pretendimet e rreme për urie të qëllimshme në Gaza,” thuhet në deklaratën e ushtisë.

Dihet se që nga 26 korriku, gjithsej 675 paketa ndihmash humanitare janë hedhur nga ajri në Gazë nga nëntë shtete, përfshirë edhe Izraelin.