Olga Kharlan refuzoi t’ia zgjaste dorën kundërshtares së saj, Anna Smirnova pasi e fitoi garën në Kampionatin Botëror të Skermës.
Garuesja ukrainase e skermës, Olga Kharlan është përjashtuar nga garat në Kampionatin Botëror të Skermës, që po mbahet në Itali pasi refuzoi t’ia zgjaste dorën kundërshtares së saj ruse, shkruan “Gazeta Express”.
Kharlan, 32 vjeçare, shënoi fitore pasi e mposhti rusen Anna Smirnova 15-7.
Katër herë kampionia botërore u përkrah nga afro 20 anëtarë të delegacionit ukrainas, të cilët po këndonin “Slava Ukraini” (Lavdi Ukrainës).
Dhe, pas meçit, kundërshtarja ruse shkoi për t’ia zgjatur dorën e majtë garueses ukrainase dhe për ta përgëzuar atë.
Sidoqoftë, Kharlan vendosi të mos e bënte të njëjtën gjë, duke ia drejtuar kundërshtares “shpatën”, ndërsa më pas u largua nga pista.
Kjo bëri që garuesja ruse të qëndronte afro 1 orë në skenë në shenjë proteste ndaj veprimit “jorespektues” të kundërshtares.
Smirnova garoi me flamur neutral pasi Rusisë nuk i lejohet pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ndërsa asaj iu ofrua një karrige për t’u ulur derisa po e vazhdonte protestën.
Veprimi i ruses pati efekt pasi garuesja ukrainase u përjashtua nga garat, shkruan “Gazeta Express”.
E pala ukrainase, vendimin për diskualifikimin e medalistes së artë të katërfishtë olimpike e konsideroi si “absolutisht të turpshme”.
Garuesit ukrainas po i injorojnë vazhdimisht ata rusë dhe bjellorusë pas luftës që e nisi Rusia, e përkrahur nga Bjellorusia, në Ukrainë. /Gazeta Express/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...