Kampioni shqiptar i boksit, Mersim Zeqiri e ka zyrtarizuar meçin e radhës në boksin profesionist.
Boksieri shqiptar nga Maqedonia e Veriut do të përballet me boksierin Omrri Bolivar në muajin prill.
Zeqiri, i cili ka seri perfekte prej 7 fitoresh në po aq meçe, do ta kërkojë fitoren e tetë radhazi, e cila do t’ia mundësojë atij që të synojë tituj të tjerë dhe të ngritet në renditjen botërore.
Kampi i boksierit me rezidencë në Zvicër shprehet optimist para këtij meçi, i cili do të mbahet në Gjermani.

“Lufta e Mersim Zeqirit është caktuar sot jemi gati edhe presim Fitore madhshtore te Kampionit. Përgatitjet janë në kulm, tani çdo ditë ka rëndësi. Jeni aty dhe mbeshtesni Mersim Zeqirin. Le të shkruajmë histori së bashku! Respekte Staffi Mersim Zeqirit. Promotion: Arena Ring Managment. Manager: Dyli Salihu”, shkruan në faqen zyrtare në Zeqirit.
Boksieri nga Garana e Kërçovës, i cili qe një kohë të gjatë jeton dhe vepron në Zvicër, synon që edhe në vitin 2025 ta ruajë serinë perfekte.
Në vitin që shkoi ai i fitoi titujt UBO dhe UBF Intercontinental.

E Zeqiri, përmes “Management Promotion – ArenaRing” javë më parë e kishte zyrtarizuar gala mbrëmjen e radhës, e cila do të mbahet në pjesën e dytë të vitit në Uster të Zvicrës.
Në këtë spektakël të boksit, krahas tij do të marrin pjesë edhe gjashtë gladiatorë të tjerë siç janë Ramadan Hiseni, Victor Cakiqi, Aleksander Kallashi, John Gjini e Marius Antonietti.
Natyrisht, ëmbëlsira mbi tortë e natës së 11 tetorit do të jetë pikërisht Zeqiri.

Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...