Kampioni i Turqisë, Galatasaray ka marrë një fitore të madhe ndaj kampionit anglez, Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.
Të besuarit e Okan Buruk fituan 1-0 ndeshjen e madhe ndaj “The Reds”, shkruan “Gazeta Express/
Golin për Galatasarayn e shënoi Victor Osimhen në minutën e 16-të, të cilin e shënoi nga penalltia.
Nigeriani pati disa raste të tjera të mira shënimi, por që Alisson ishte në krye të detyrës.
Liverpooli nuk ishte që rrezikoi shumë, përveç një penalltie që iu anulua në minutat e fundit të ndeshjes.
Clemente Turpin e anuloi penalltinë e dhuruar në fillim, pasi u konstatua se Singo nuk kishte shkaktuar faull ndaj Ibrahima Konates.
Galatasaray i arkëtoi tri pikët e para në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, teksa Liverpooli po ashtu mbetet në tri pikë./GazetaExpress/