Kampioni i Gjermanisë triumfon ndaj atij të Italisë - Gazeta Express
string(51) "kampioni-i-gjermanise-triumfon-ndaj-atij-te-italise"

Kampioni i Gjermanisë triumfon ndaj atij të Italisë

Sport

Gazeta Express

10/12/2024 22:56

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore të madhe por edhe të vështirë ndaj Interit.

Të martën mbrëma kampioni gjerman fitoi 1:0 ndaj Interit në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

Sfida u vendos vetëm në minutën e 90-të, kur Nordi Mukiele shënoi për 1:0. Ai realizoi me goditje nga zona.

Granit Xhaka e kompletoi ndeshjen te Bayer Leverkuseni. Kristjan Asllani luajti prej minutës së 66-të për Interin.

Me fitore, Leverkuseni doli në vendin e dytë të Championsit me 13 pikë, sa i kanë edhe Aston Villa, Interi e Bresti. Interi ka rënë në pozitën e katërt.

Por të dy skuadrat ende janë në pozitë shumë të mirë për t’u kualifikuar direkt në një të tetën e finales. Për Interin ishte humbja e parë.