Kampioni i botës në UFC heq dorë nga titulli - Gazeta Express
string(44) "kampioni-i-botes-ne-ufc-heq-dore-nga-titulli"

Kampioni i botës në UFC heq dorë nga titulli

Gazeta Express

01/06/2020 9:48

Jon Jones, kampioni i botës në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg) në artet marciale mikse ka dorëzuar titullin e këtij Divizioni.

Ai ka nxjerë vakant titullin, duke u shprehur  se nuk ka më asnjë motivim për të dueluar në këtë peshë.

Lexo Edhe:

“Duke parë situatën, tani për tani, asnjë sportist nuk më motivon për të dueluar. Të shohim nëse do të ndryshojë situate në vitin 2021”, shkruan Jones.

Më tej, Jones, një nga ikonat e UFC-së, u shpreh: “Mendoj se për titullin e këtij Divizioni të duelojnë Dominick Reyes dhe Jan Blachovicz”.

Në fund, Jones ka hedhur disa akuza në drejtim të UFC-së: “Sa herë që kam dueluar jam dëmtuar, duke rrezikuar pas çdo grushti që kam marrë. Ndihem sikur në asnjë moment të karrierës nuk jam paguar ashtu si duhet”.