Kampionët e San Marinos: Ne s'jemi profesionistë, gëzohemi që luajmë me profesionistët e Prishtinës në Champions - Gazeta Express
string(110) "kampionet-e-san-marionos-ne-sjemi-profesioniste-gezohemi-qe-luajme-me-profesionistet-e-prishtines-ne-champions"

Kampionët e San Marinos: Ne s’jemi profesionistë, gëzohemi që luajmë me profesionistët e Prishtinës në Champions

Futboll

Endrit Jashari

09/06/2021 14:24

FC Prishtina dje ka mësuar kundërshtarin në kuadër të fazës preliminare për Champions League. Kampionia e Kosovës do të luajë ndaj kampionit të San Marinos, Folgore, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja mes tyre do të zhvillohet më 22 qershor. Gazeta Express ka kontaktuar me trajnerin e Folgores, Omar Lepri. Ai tha se ndihen të nderuar që po luajnë ndaj një ekipi kaq të rëndësishëm.

Lexo Edhe:

“Jemi shumë të lumtur me shortin dhe jemi të nderuar që po luajmë ndaj një ekipi kaq të rëndësishëm. Ekipi jonë është i përbërë nga lojtarë joprofesionistë dhe për ne është vërtetë nder i madh të luajmë ndaj futbollistëve profesionistë si ata. Ne po stërvitemi për të bërë më të mirën tonë”, tha Lepri për Express.

Kjo është hera e dytë që Folgore merr pjesë ne raundin preliminar të Champions Leagues. Hëra e parë për ta ishte viti 2015.

Në anën tjetër, kjo është hera e parë për Prishtinën që luajnë në parakualifikimet e garës më prestigjioze evropiane për klube. /Gazeta Express