Kamioni përplas makinën, humb jetën 47-vjeçari në Shkodër, plagoset gruaja dhe fëmijët e tij - Gazeta Express
string(90) "kamioni-perplas-makinen-humb-jeten-47-vjecari-ne-shkoder-plagoset-gruaja-dhe-femijet-e-tij"

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 16:37

Kamioni përplas makinën, humb jetën 47-vjeçari në Shkodër, plagoset gruaja dhe fëmijët e tij

Shqiperi

Gazeta Express

18/08/2025 16:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Shkodër, ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur, mes tyre dy fëmijë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, në aksin Shkodër-Lezhë, kur një kamion është përplasur me dy automjete.

Sipas policisë, shoferi 47-vjeçar, i identifikuar si A.L., ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, ndërsa bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin e Shkodrës. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.