Komuna e Prishtinës informon se sot rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim për mjete deri në 3.2 metra lartësi, ndërsa ky veprim ka dëmtuar infrastrukturën.
Në njoftim thuhet se “Kryeqyteti e dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet kompetente për hetim dhe procedim ligjor”.
Komuna rikujton se “tuneli është i hapur vetëm për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve deri në 3.2 metra lartësi, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike”.
Pamje:
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...