Kamëz/ Vritet një person brenda makinës - Gazeta Express
string(38) "kamez-vritet-nje-person-brenda-makines"

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 8:54

Kamëz/ Vritet një person brenda makinës

Shqiperi

Gazeta Express

24/01/2025 8:54

Një person është ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës në Kamëz. 48-vjeçari është gjetur i vdekur brenda makinës rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner.

Sipas policisë dyshimet e para janë se është vrarë me armë zjarri. Ende nuk dihet asgjë për të shkuarën e viktimës dhe pistat e mundshme.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement