Dy vite më parë u krye një sulm i rëndë në veriun e vendit.
Në orët e para të mëngjesit të 24-shtatorit u vra rreshteri Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga një formacion terrorist serb.
Institucionet e Kosovës kanë kërkuar nga Serbia t’i dorëzojnë përgjegjësit e këtij sulmi, por kësaj thirrje nuk po i përgjigjet shteti fqinj.
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, thotë se Milan Radojçiq është figurë e fuqishme e nëntokës serbe andaj shteti nuk ndërmerr asgjë kundër tij.
“Nuk është pritur se Radojçiq do të sillet para drejtësisë sepse ai është një figurë e fuqishme në nëntokën politike dhe kriminale te Serbisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka punuar ngushtë dhe nën urdhrat e Aleksandar Vuçiqit” , ka thënë Kmaberi.
Kamberi mes tjerash ka treguar për raportimet e medieve serbe gjatë ditës për dy vjetorin e sulmit në Banjskë.
“Ato pak medie opozitare që kanë mbetur ne Serbi e shohin Vuçiqin si përgjegjës për sulmin në Banjskë, ndërsa nga ana tjetër regjimi e paraqet si një ngjarje që ndoshta i ka shërbyer autoriteteve të Kosovës për të nisur një fushatë represive kundër popullit serb në Kosovë” , është shprehur tutje Kamberi.
Përveç sulmit në në Banjskë, Radoiçiq është i lidhur edhe me disa krime në Kosovë, përfshirë vrasjen e politikanit serb të opozitës, Oliver Ivanoviq.
Në anën tjetër presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij nuk ka gisht në atë se çfarë ka ndodhur në Banjskë të Zveçanit.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...