Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian po ndjek nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Costa ka siguruar se Bashkimi Evropian është duke ndjekur nga afër trajtimin e pakicave kombëtare nga autoritetet serbe, posaçërisht komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.
Costa në një letër dërguar më 18 korrik deputetit të vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka theksuar se “të drejtat e pakicave kombëtare do të jenë pjesë e rëndësishme e angazhimeve që Serbia duhet të përmbushë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”.
Ai ka shtuar se “nga Serbia kërkohet të harmonizojë kornizën e saj ligjore për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe ato evropiane”.
“Ju lutem kini parasysh se BE-ja ndjek në mënyrë aktive trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është e rëndësishme në dritën e angazhimeve që Serbia ka marrë në kuadër të procesit të saj të anëtarësimit në BE”, thuhet në letrën e Costas.
Postimi i plotë i Kamberit:
Edhe një hap drejtë internacionalizimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës
Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, në përgjigjen e tij ndaj letrës së dërguar me 25 shkurt 2025, më ka siguruar se BE-ja po ndjek me kujdes trajtimin e pakicave kombëtare, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Serbi.
Sipas presidentit Costa, pakicat do të luajnë rol të rëndësishëm në kuadër të angazhimeve të Serbisë në procesin e anëtarësimit në BE. Nga Serbia pritet të përafrojë kuadrin e saj ligjor për të drejtat e pakicave me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.
Këshilli i Evropës është i njoftuar hollsishëm me çështjen e pasivizimit të adresave. Kjo çështje është trajtuar edhe në raportet e zgjerimit të BE-së.
Angazhimi i jonë për avancimin e pozitës së pakicave do të vazhdojë – BE dhe integrimi i rajonit në të, mbeten aspiratat tona të vetme politike!
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...