Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se çlirimi i Kosovës 26-vjet më parë ishte edhe shpëtimi i popullit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Dita e Çlirimit të vendit nënkupton fundin e vrasjeve të fëmijëve të pa fajshëm, masakrimeve të pleqve e grave, kolonizimit e vuajtjeve që sistemi shovinist i Sllobodan Millosheviqit kishte ushtruar ndaj shqiptarëve.
“26-vite më vonë, pas sakrificave të panumërta dhe vendosmërisë së shqiptarëve për të luftuar si komb e përkrahjes së NATO-s, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë kohë edhe Lugina ishte aty, krah për krah, me Kosovën”.
“Në këtë ditë të çlirimit të Kosovës përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri e të gjithë aktivistët e çështjes shqiptare që nuk janë më në mesin tonë!”, ka thënë Kamberi.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...