Më 19 mars, me fillim nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës luhet premiera e parë për këtë vit, ‘Kamarja e Turpit’ e Ismail Kadaresë me regji të Kushtrim Koliqit dhe dramatizim të Doruntina Bashes.
Për ta ruajtur pushtetin, perandoria osmane do të bëjë çmos që ta zë kokën e kryerebelit, Ali Pashë Tepelenës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, shpreson se shqiptarët do t’i shkojne pas siç i shkuan Skenderbeut dikur.
Perandoria Osmane ka filluar të dobësohet ngaqë shtetet nën pushtimin e saj kanë nisur përpjekjet për pavarësi. Për ta ruajtur pushtetin dhe imazhin në sytë e qytetarëve të vet, perandoria ka vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit kamaren e turpit: vendin ku do të ekspozohen kokat e tradhëtarëve që e gjithë bota t’i shohë. Por një kokë paraqitet sfiduese për t’u kapur: ajo e kryerebelit shqiptar, 80-vjeçarit Ali Pashë Tepelenës. Por Sulltani është në gjendje të bëjë çmos për ta kapur kokën e Ali Pashës, i cili, i ngujuar në kalanë e vet, shpreson se shqiptarët e të gjitha anëve do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së tij për t’iu bashkuar në luftë kundër perandorisë, ashtu siç bënë me Skenderbeun disa shekuj më parë.
Autor:
Ismail Kadare
Dramatizimi:
Doruntina Basha
Regjisor:
Kushtrim Koliqi
Luajnë: Adrian Morina, Armend Smajli, Ylber Bardhi, Gresa Pallaska, Bislim Muçaj, Kosovare Krasniqi, Zana Berisha, Fiona Abdullahu, Art Pasha, Gentrit Shala, Florenta Bajraktari, Jehona Gashi
Ass. Regjie: Qendresa Spahiu, Ardijana Mehmeti, Djellëza Dedushi
Kompozitor: Adhurim Grezda
Koreografe: Erna Salihu
Skenograf: Bekim Korça
Kostumografe: Yllka Brada
Dizejni i dritave: Yann Perregaux
Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku
Video Artist: Miran Bratus
Dizajni: Nita Qahili
Fotograf: Elton Aliçkaj
Inspicient: Mursel Haziri
Ndriçues: Mursel Bekteshi
Tonist: Avdi Gërvalla
/GazetaExpress