Kamarierja që bën jetë luksoze vetëm nga bakshishet që i fiton, zbulon shumat - Gazeta Express
string(76) "kamarierja-qe-ben-jete-luksoze-vetem-nga-bakshishet-qe-i-fiton-zbulon-shumat"

Kamarierja që bën jetë luksoze vetëm nga bakshishet që i fiton, zbulon shumat

Fun

Gazeta Express

26/05/2022 8:35

Një kamariere amerikane është bërë virale në TikTok, për faktin se ka zbuluar shumat marramendëse të bakshisheve që ajo i fiton nga klientët të cilëve u shërben në një lokal në Arizona.

Nina Angelina ka shfrytëzuar TikTokun për të shfaqur jetën luksoze, dhe të mirat materiale që ia sjell puna e përditshme që ajo e kryen.

Lexo Edhe:

“Dita ime si kamariere në Scottsdale”, ka shkruar kjo vajzë, transmeton Telegrafi.

Videoja e saj tregon faturat e paguara, si dhe bakshishet prej mijëra dollarëve që i fiton nga klientët që u shërben.

Pamjet e saj kanë marrë mbi gjashtë milionë klikime, ku shihet në zonat VIP duke u shërbyer verëra dhe shampanjë pasanikëve të Arizonës.

Angelina nuk ka hezituar të tregojë se vetëm nga dy tavolina ku u kishte shërbyer ka marrë bashkish të majmë – hiq më pak se 4.800 dollarë.

@ninaanngelina my day as a #bottlegirl in #scottsdale ♬ original sound – nina angelina