Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.
Ajo shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thotë se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.
“Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden. Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe”.
“Joe është një luftëtar – dhe unë e di se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij. Shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka thënë Harris.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...