“Kam provuar 10 herë të vetëvritem”, rrëfimi i trishtë i kosovares së dhunuar nga forcat serbe - Gazeta Express
string(91) "kam-provuar-10-here-te-vetevritem-rrefimi-i-trishte-i-kosovares-se-dhunuar-nga-forcat-serbe"

“Kam provuar 10 herë të vetëvritem”, rrëfimi i trishtë i kosovares së dhunuar nga forcat serbe

Gazeta Express

21/11/2020 21:23

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rrëfyer se si kishte provuar të vetëvritej pas dhunës që kishte përjetuar nga forcat serbe.

“Edhe pse kam qenë e shkolluar, mua ma kanë humbur edhe kujtesën edhe shkrim-leximin. Deri vonë nuk kam ditur as nënshkrimin ta shkruar. Në stacion më patën lidhur serbët e më thonin gjeje Adem Demaçin, a e keni dikë në UÇK? Pastaj më pyesnin serbisht për gjarprin, unë nuk e dija për kë është fjala, tash e di që ka qenë Thaçi”, ka treguar ajo në Kanal10.

Lexo Edhe:

Tutje, ajo ka treguar se si pas përfundimit të luftës, ishte munduar dhjetë herë të bënte vetëvrasje.

“Dhjetë herë jam munduar të bëj vetëvrasje. E kemi pasur një bunar në oborr, dhjetë herë më ka zënë nëna duke dashur të kërcej. Sa herë doja të kërcej në bunar, e dëgjoja zërin e saj e si u kthejsha në shtëpi më thoshte ‘a ishe te bunari a?’. Sikur ia ndjente zemra se po ndodhte diçka”, ka thënë ajo.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka treguar se pas një kohe, vëllai i saj e kishte mbyllur bunarin që kishin pasur në oborr, për ta penguar të kryente vetëvrasje.