string(117) "kam-pasur-shoke-shqiptare-lojtari-i-serbise-para-ndeshjes-me-shqiperine-respekt-per-kundershtarin-jane-shume-te-forte"

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 14:06

“Kam pasur shokë shqiptarë”, lojtari i Serbisë para ndeshjes me Shqipërinë: Respekt për kundërshtarin, janë shumë të fortë

Futboll

Gazeta Express

05/06/2025 14:06

Kombëtarja e Serbisë po bëhet gati për sfidën e së shtunës me Shqipërinë, ndërsa serbët thonë se do ta marrin rrugën drejt Tiranës me qëllim fitoren në “Arenën Kombëtare”.

Para ndeshjes kualifikuese të Botërorit 2026 ka folur mesfushori i serbëve, Uros Racic.

Ai e vlerësoi lartë ekipin Kuqezi, ndërsa zbuloi se njeh shumë lojtarë shqiptarë, me të cilët ka pasur edhe shoqëri në të kaluarën.

“E dimë cilat janë detyrimet tona, çfarë duam dhe sa mund të bëjmë. Prova e parë është në Tiranë, një ndeshje që po tërheq shumë vëmendje, të dyja ekipet duan një vend që do t’i sillte më afër kualifikimit në një nga kompeticionet më të mëdha. Unë njoh shumë lojtarë shqiptarë, kam pasur shokë skuadre te Sassuolo. Ata janë një ekip i mirë kombëtar, kundërshtari ynë direkt. Janë të fortë, një kundërshtar i vështirë, meritojnë respekt, si të gjitha ekipet e tjera”, deklaroi Racic në konferencë për shtyp.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet të shtunën mbrëma duke filluar nga ora 20:45. /Gazeta Express

aaaaa