“Kam një vit që jam ndarë”, rrëfehet këngëtarja shqiptare - Gazeta Express

“Kam një vit që jam ndarë”, rrëfehet këngëtarja shqiptare

Rozë

Gazeta Express

01/12/2021 15:07

Amarda Arkaxhiu është një ndër zërat më të mirë të muzikës popullore. Artistja ka rrëfyer për herë të parë detaje nga njohja me partnerin irlandez, duke zbuluar dhe se tashmë prej një viti i kanë dhënë fund martesës.

Në një intervistë për emisionin Rudina, ajo tregoi se jetojnë në të njëjtin qytet për hir të djalit të tyre.

Lexo Edhe:

“Para 9 vitesh shkova për koncert dhe jemi njohur në Atlantic City, e kam takuar në kazino. Unë nuk luaja, por aty kishte edhe bar ku shkoja për qejf. Kur ai më ka parë, ka ngelur kështu: OMG. Shkuam në bar dhe i tha kamarieres, që do ia paguaj pijen asaj vajzës.”

Më tej, ajo u ndal dhe te periudha e vështirë që ka kaluar nga divorci.

“Në fakt ne kemi një vit që jemi divorcuar. Ka qenë një periudhë stresuese, nuk mund të them se jam e kënaqur se jam ndarë, ai ishte jeta ime dhe është akoma. Mundohemi që të kemi lidhje sa më të mirë për fëmijën. Divorcin e kërkoi ai. Pasuria ime është djali. Ai është babai i fëmijës dhe miku im. Prindërit që tregohen egoistë është keq, duhet që fëmijës t’i japësh mbështetje dhe pse ne jemi ndarë duhet t’i themi se tregojmë respekt për njëri-tjetrin.“, u shpreh ndër të tjera këngëtarja./abcnews.al