Aktori, producenti dhe sipërmarrësi i njohur Ermal Mamaqi ka shkaktuar shumë të qeshura me deklaratat e tij plot humor në emisionin “Live From Tirana”, ku ishte i ftuar për një bisedë të hapur me Ronaldo Sharkën.
Ndërsa foli për projektet e tij të fundit në biznes, televizion dhe motivim personal, Ermali ndau edhe detaje nga jeta e tij përtej ekranit – duke treguar se, përveç punës, i kushton rëndësi edhe bamirësisë.
“Bamirësi bëj, bashkë me grupin tim të ‘Ermal Mamaqi Training’. Ne shkojmë shpesh te të moshuarit, në shtëpi fëmijësh apo në qendra sociale. Nuk e bëjmë për publik, por sepse na jep shumë kënaqësi. Shkoj me kitarën, u këndoj, luajmë, kërcejmë, bëjmë humor. Janë momente që vlejnë shumë,” – tha Ermali.
E pikërisht gjatë këtij rrëfimi, ai nuk la pas edhe një batutë epike që menjëherë u bë virale në rrjete:
“Madje një grua atje, që është tek shtëpia e të moshuarve në Tiranë, e ka emrin Dallëndyshe dhe ajo është e dashura ime,” – tha Ermali mes të qeshurash.
Gazetari Ronaldo Sharka nuk e la pa pyetje:
– “Dashnorja? Se ti je i martuar…”
– “Po (qesh)!”, ia ktheu Ermali me shaka.
– “Sa vjeç është Dallëndyshja?”
– “Duhet të jetë rreth 67 vjeç.”
– “Amarda është në dijeni për këtë?”
– “Po, po, e kemi dakordësuar. Ajo është gjithë dashuri. Herën tjetër kur të ikim, mund të të bëj një ftesë që të vish edhe ti, ta prezantoj,” – u përgjigj Ermali duke bërë studion të shpërthejë në të qeshura.
Edhe pse deklarata ishte plotësisht në kontekst humori, fansat e Mamaqit kanë reaguar në rrjete me komente gazmore, duke e cilësuar si “mbretin e batutës shqiptare”.
Kjo intervistë tregon edhe njëherë anën e tij të dashur nga publiku – Ermalin që di të ndërthurë humorin me mesazhet pozitive për jetën, punën dhe mirësinë. /GazetaExpress/