“Kam luajtur me një ndër më të mirët në botë, ishte eksperiencë fantastike” - Gazeta Express
string(72) "kam-luajtur-me-nje-nder-me-te-miret-ne-bote-ishte-eksperience-fantastike"

“Kam luajtur me një ndër më të mirët në botë, ishte eksperiencë fantastike”

Gazeta Express

24/01/2020 23:50

Hakimi ka vetëm fjalë të mira për Ronaldon

Në një intervistë dhënë së fundmi, Achraf Hakimi, mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, i huazuar te Borussia Dortmundi, ka folur për shumë tema.

Lexo Edhe:

Duke treguar për ditën e parë kur është thirrur për t’u stërvitur me ekipin e parë të Real Madridit, para se të luajë për një sezon, ai foli me elozhe për Cristiano Ronaldon, me të cilin ndau zhveshtoren për një sezon.

“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm”, tha Hakimi.

“Ishte një eksperiencë fantastike që kam luajtur me një ndër më të mirët në botë. E kam shijuar dhe kam tentuar gjithmonë të asistojë për të”.

“Ai ka folur shumë me mua dhe më ka dhënë shumë këshilla. Me dëshirë e dëgjoja dhe gjithmonë kam tentuar të mësoj sa më shumë që është e mundur nga ai”.

Hakimi është në muajt e fundit të huazimit te Dortmundi.

Pas largimit të Odriozolës, raportohet se Zinedine Zidane e dëshiron prapë në skuadër. /Gazeta Express/