"Kam frikë që edhe Kosova do të shokohet vitin e ardhshëm" - Gazeta Express
string(56) "kam-frike-qe-edhe-kosova-do-te-shokohet-vitin-e-ardhshem"

“Kam frikë që edhe Kosova do të shokohet vitin e ardhshëm”

Lajme

Gazeta Express

15/01/2022 13:33

Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka publikuar një artikull në “twitter” në të cilin flitet se si Kroacia pas regjistrimit më të fundit të popullsisë ka gjetur se ka humbur 10% të popullësisë, shkruan Gazeta Express.

Selimi thotë se frikësohet që edhe Kosova do të shokohet nga statistikat në vitin e ardhshëm, meqë thotë se ka dëgjuar për mundësinë që Kosova të ketë rënë nën 1.7 milionë.

Lexo Edhe:

“Pas Bullgarisë, tani Kroacia gjithashtu është shokuar me atë se sa shumë njerëz ka humbur për një dekadë. Kam frikë që Kosova gjithashtu do të shokohet në vitin e ardhshëm. Nga ata që merren me statistika kam dëgjuar se ka gjasa reale që mbase kemi rënë nën 1.7 milionë banorë”, ka shkruar Selimi.