Duket se Florian Marku, ia ka dalë mbanë të ulë peshën e tij dhe do të jetë gati për duelin e ditës së nesërme ndaj ukrainasit Maksim Prodan.
Luftëtari shqiptar ka postuar së fundmi një video speciale në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, teksa shkruan:
“Kam enderruar per ndeshje dhe stadiume te tilla gjithe jeten. Neser eshte ndeshja, nje ndeshje ku te gjitha endrrat e mia do fillojne te behen realitet.Vec Zoti e di Sa kam punuar per kto dit neser esht fillimi dhe titulli i par per mua ne Box”, shkruan Florian Marku.
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka dështuar paraprakisht në matjet zyrtare për meçin me Maxim Prodan, që zhvillohet nesër në mbrëmje.
Markut i mbeti të provonte edhe njëherë veten në matje pas dy orëve dhe me sa duket ia ka dalë mbanë të bie në peshën e kërkuar.