"Kam 3 javë që udhëtoj nga Shkodra në Tiranë", familjarët e të prekurve me covid: Askush s'na ka thënë për testim - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2020 20:07

“Kam 3 javë që udhëtoj nga Shkodra në Tiranë”, familjarët e të prekurve me covid: Askush s’na ka thënë për testim

Shqiperi

Gazeta Express

13/07/2020 20:07

Kurba e të prekurve me Covid-19 është dita ditës në rritje, e në këtë mënyrë edhe transmetueshmëria e virusit.

Gjurmimi i kontakteve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes nuk realizohet për të gjithë nga shërbimi shtetëror, ndërsa laboratorët privatë nuk lejohen ligjërisht të kryejnë tampona. Këtë e pohojnë 2 fëmijët e te shtruarve në shërbimin infektiv, të cilët presin jashtë perimetrit të spitalit karantinë.

“Nuk na i kanë bërë tamponët. Justifikimi, nuk bëjmë tamponë per të gjithë, për ata që nuk kanë shenja klinike”.

-Ju vetë keni kryer tamponin. Familjarët tuaj që kanë patur kontakte?

“Jo, jo.. unë kam 3 javë që e kam të shtruar nënën. Në spitalin e Shkodrës është infektuar e pastaj e sollën këtu”.

“Kam 3 javë që e bëj rrugën e s’më kanë thënë gje”.

-Pra asnjë prej jush nuk ka kryer tamponin?

“Jo, jo. Me shku me e kry privatisht ku ti marrim ato lekë”.

-Po nuk lejohet.

“Lejohet , s’lejohet në Shkodër e kam dëgjuar që bëhen privatisht me rreth 150 euro. Se kam pasur mundësinë ta bej”, thotë ai për t.ch.

Të shqetësuar për shëndetin e prindërve dhe duke e patur të pamundur që t’u qëndrojnë pranë, përpiqen të kujdesen së largu por sërish hasin vështirësi.

“Kjo është gjynah prej zotit. Vij apostafat prej Shkodre, bëj 200 km rrugë për nëj bidon ujë që të mos ti laget fyti. Ajo nuk është e zonja të flas është me oksigjen, pak gjë që i merret vesh që thotë pak ujë, kos . Po këtu s’të afrohet kush, kam 2 orë…pardje kam folur me mjekun, ai thotë futi lëngje.. këtu s’vjen kush për ti marr”.

“Nuk del njeri , kemi gjithë ditën këtu dhe nuk na merr njeri përsipër . Fare, fare. As komunikim zero..jemi shumë të zhgënjyer. E kuptoj ngarkesën por edhe gjendja jonë psikologjike është e rënduar, spo dimë si po shkon. Është 74 vjeç, por s’po na japin informacion. Me telefona slidhemi dot se sa ka ardhur prindi e nuk është në gjendje të mirë”.