Kaltrina Krasniqi fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit “Arras” - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

15/11/2021 21:59

Kaltrina Krasniqi fiton grantin kryesor në Festivalin e Filmit “Arras”

Arte

Gazeta Express

15/11/2021 21:59

Projekti i kineastes kosovare, Kaltrina Krasniqi ka fituar grantin kryesor për përkrahje zhvillimore të Festivalit të Filmit “Arras”, ndërsa është shpërblyer edhe “Plaga hezituese” nga Selman Nacar.

Granti kryesor (7,500 € dhënë nga Festivali i Filmit “Arras”) shkoi për “Bleach” nga kineastja kosovare Kaltrina Krasniqi.

Lexo Edhe:

Personazhi kryesor është Fatimja 50-vjeçare, punëtore shtëpiake nga rrethina e Prishtinës, nënë e dy fëmijëve dhe gruaja e Avdiut, shofer kamionçine.

Pasi ka krijuar përvojën e saj të punës në shtëpitë e të tjerëve që kur ishte adoleshente, Fatimja shfrytëzon rastin të punojë si pastruese në një kompani në qytet, duke pritur një mjedis pune më të sigurt dhe më transparent.

Kompania drejtohet nga gruaja karizmatike Elvira (40), e cila magjeps Fatimen deri në atë pikë sa e bën të besojë se të dy janë bërë miq.

Por, një incident që i zbulon Fatimes jetën private të Elvirës e njollos aq shumë marrëdhënien e tyre, saqë asnjë sasi zbardhuesi nuk do të mund ta pastronte atë…

Granti i dytë i mbështetjes së zhvillimit (5,000 € dhënë nga Qyteti i Arrasit) shkoi për “Plaga hezituese”, nga regjisori turk Selman Nacar, i zbuluar këtë vit në konkursin e Regjisorëve të Rinj në Festivalin e Filmit në San Sebastián.

Historia e “Plaga hezituese” përqendrohet te një avokate e cila e gjen veten ballë për ballë me ndërgjegjen e saj ditën e seancës së dënimit për një të dyshuar për vrasje që ajo beson se është e pafajshme dhe të cilin e ka mbrojtur për një kohë të gjatë.

Festivali i Filmit “Arras” është një festival filmi kushtuar kinemave në Francë dhe Evropë.