Kaloi 12 vjet në burg për vrasjen që se kreu, vdiq nga sëmundja e rëndë sapo u lirua - Gazeta Express
string(83) "kaloi-12-vjet-ne-burg-per-vrasjen-qe-se-kreu-vdiq-nga-semundja-e-rende-sapo-u-lirua"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 23:31

Kaloi 12 vjet në burg për vrasjen që se kreu, vdiq nga sëmundja e rëndë sapo u lirua

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 23:31

Një burrë nga Kansasi i cili kaloi 12 vjet prapa hekurave pasi u dënua padrejtësisht për vrasje ka vdekur nga kanceri vetëm 108 ditë pasi u shfajësua dhe u la i lirë.

Olin ‘Pete’ Coones Jr, 64 vjeç, ndërroi jete në Kansas City për shkak të kancerit. Sëmundja siç thanë avokatët e tij nga Projekti i Pafajësisë Midëest, nuk ishte diagnostikuar dhe kishte mbetur e patrajtuar gjatë kohës që ai ishte në burg.

Lexo Edhe:

“Në këtë moshë, ai hyri përsëri në botën e lirë me një trup të thyer”, u shprehën juristët.

“E lanë të takohej me të afërmit vetëm 3 muaj e gjysmë përpara se të vdiste. Kishte vite që lutej për këtë ditë. Pete e donte shumë familjen e tij ”, shtuan ata.

Coones ishte dënuar me burgim të përjetshëm në 2008 për vrasjen e një çifti, Kathleen and Carl Schroll.

Ndonëse ai e pretendoi gjithmonë pafajësinë e tij, nuk e besuan, dhe vetëm tani vonë u mësua se atij i ishte ngritur kurth, dhe se prokurorët vetëm kishin fshehur prova të rëndësishme që do ta kishin shfajësuar që në fillim.