Kalmitarët po përdorin Kështjellën e Mbretëreshës si tualet - Gazeta Express
string(59) "kalmitaret-po-perdorin-keshtjellen-e-mbretereshes-si-tualet"

Kalmitarët po përdorin Kështjellën e Mbretëreshës si tualet

Gazeta Express

30/06/2020 10:40

Kalimtarët po përdorin territorin rreth Kështjellës Balmoral të Mbretëreshës si tualet publik. Punëtorët e rezidencës mbretërore, që ndodhet në Skoci dhe përdoret shpesh nga Mbretëresha Elisabeth II për pushime, u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos e bëjnë më këtë veprim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, shumica e tualeteve publike janë të mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit, por kjo, sipas punonjësve të kështjellës, nuk është arsye për të bërë këto veprime.

Lexo Edhe:

“Jemi të zhgënjyer që shohim kaq shumë letra të hedhura rreth pronës ngjitur me shtigjet dhe monumentet. Ju lutem mbani mend se nuk ka tualete të hapur për disa kilometra rreth kështjellës për momentin”, thotë një mesazh në Twitter. “Nëse keni nevoja personale, bëjini këto të paktën 30 metra larg liqeneve apo përrenjve”.

Koha e mirë në ditët e fundit duket se ka shtuar numrin e personave që vizitojnë parqet rreth kështjellës Balmoral, një hapësirë me sipërfaqe 20 mijë hektarë në malësitë e Skocisë, ku Mbretëresha dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore kalojnë disa javë në vit.