“Kallxoni ju PDK a keni me nejt veç në studio? – A keni me ba diçka? – nuk kemi me u dorëzu kurrë”, Debati Ramadani – Gruda - Gazeta Express
string(112) "kallxoni-ju-pdk-a-keni-me-nejt-vec-ne-studio-a-keni-me-ba-dicka-nuk-kemi-me-u-dorezu-kurre-debati-ramadani-gruda"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:54

“Kallxoni ju PDK a keni me nejt veç në studio? – A keni me ba diçka? – nuk kemi me u dorëzu kurrë”, Debati Ramadani – Gruda

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:54

Analisti Burim Ramadani e pyeti deputetin e PDK-së Përparim Gruda nëse “PDK e ka ndërmend të bëjë diçka” për situatën bllokuese në të cilën ndodhet vendi.

Deputeti Gruda paralajmëroi për rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Pjesë nga debati mes tyre:

Ramadani: A keni me lanë (Kurtin), qysh keni me ndalë, çka keni me bo? Apo ndoshta pas zgjedhjeve lokale dikush dorëzohet thotë hajt po e bëjmë Qeverinë Kurti 3 se ky do me kallë Kosovën hajt po ja vazhdojmë…

Gruda: Ne me u dorëzu kurrë. PDK nuk i nënshtrohet këtij shantazhi të paprecedentë në historinë e Kosovës së lirë. Mendojmë që është një situatë e qartë ku të gjithë e shohin që një njeri ka vendosë mi marrë peng institucionet e rrin kryeministër në mënyrë të paligjshme, rrin deputet, e bllokon konstituimin e kuvendit për një emër.

Gjatë bisedës Gruda paralajmëroi për rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.

Gruda: Nuk ka me mbetë mjet politik pa u përdorë me u ndalë këtë situatë.

“Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë edhe një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, e kemi studiu situatën. Mund të prodhojmë një rast të ri në Kushtetuese pas aktgjykimit”, u shpreh Gruda në Pressing në T7, transmeton Express.