Policia në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.T. (54), kryetar i Komunës së Dellçevës, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Ai akuzohet se në vitin 2018, duke tejkaluar kompetencat, ka marrë vendim të paligjshëm për punësimin e një kandidati që kishte arritur moshën për pensionim, duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm prej mbi 505 mijë denarësh, ndërsa komunës i ka shkaktuar dëm prej rreth 762 mijë denarësh.Rasti është dorëzuar në Prokurorinë Publike Dellçevë për procedurë të mëtejshme.
tag_katrorimaqedoni_2