string(113) "kallas-ua-perserit-mesazhin-lideret-ti-lene-ndasite-anash-qeveria-te-formohet-sa-me-shpejt-kosova-ne-plan-te-pare"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 20:16

Kallas ua përsërit mesazhin: Liderët t’i lënë ndasitë anash- qeveria të formohet sa më shpejt – Kosova në plan të parë

Lajme

Gazeta Express

24/05/2025 20:16

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka përfunduar këtë javë pjesën e dytë të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor. Përmes një postimi në Instagram, ajo theksoi rëndësinë strategjike që ky rajon ka për BE-në, duke e cilësuar zgjerimin si projektin më të rëndësishëm gjeopolitik dhe një prioritet personal për të.

Në udhëtimin e saj, Kallas vizitoi Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku përcolli mesazhe të qarta për secilin vend.

“Në Serbi, kërkova që autoritetet të përshpejtojnë reformat dhe të përcaktojnë qartë drejtimin strategjik të vendit drejt BE-së, përmes rikthimit të besimit dhe përkushtimit ndaj parimeve demokratike. Bisedova edhe me të rinj dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kërkuan drejtësi dhe përgjegjësi – zëri dhe energjia e tyre janë thelbësore për të ecur përpara”, shkroi ajo.

Sa i përket Kosovës, Kallas apeloi për tejkalimin e ngërçit politik dhe formimin sa më të shpejtë të një qeverie funksionale.

“Liderët duhet të lënë ndarjet anash dhe të vendosin në plan të parë të ardhmen e Kosovës”, theksoi ajo.

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, Kallas nënvizoi se vendi ishte i pari në rajon që nënshkroi një Partneritet për Siguri dhe Mbrojtje me BE-në dhe përfitoi nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

“Maqedonia e Veriut i përket familjes evropiane dhe tani është thelbësore të vazhdohet në rrugën drejt BE-së”, u shpreh ajo.