string(82) "kallas-sot-vazhdon-takimet-ne-beograd-me-kryeministrin-dhe-kryeparlamentaren-serbe"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:30

Kallas sot vazhdon takimet në Beograd me kryeministrin dhe kryeparlamentaren serbe

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 12:30

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, po vazhdon vizitën e saj zyrtare në Serbi.

Ajo sot është takuar me kryeministrin serb, Gjuro Macuta, si dhe me kryeparlamentaren serbe Ana Bërnabiq, siç raporton mediumi publik serb.

Po ashtu, Kallas në agjendë ka edhe një takim me përfaqësues të partive opozitare, si dhe një konferencë për media para se të niset për në Kosovë.

Para vizitës në Beograd ajo bëri të ditur se temë kryesore e diskutimit do të jetë integrimi europian i rajonit.

Kallas arriti në kryeqytetin serb mbrëmë dhe u prit në aeroport nga ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq. Më pas ajo u takua me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili në njoftimin për takimin tha se me të ka diskutuar “për tema kyçe gjeopolitike, situatën e sigurisë në rajon, rrugën europiane të Serbisë, si dhe dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Në Kosovë kryediplomatja e BE-së pritet të arrijë pasdite dhe do të qëndrojë edhe nesër. Pas Prishtinës, Kallas do të qëndrojë në Shkup./Express/