string(115) "kallas-porosi-ne-prishtine-per-ata-qe-dyshojne-marreveshja-e-ohrit-eshte-ne-fuqi-te-dyja-palet-duhet-ta-respektojne"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 18:06

Kallas porosi në Prishtinë për ata që “dyshojnë”: Marrëveshja e Ohrit është në fuqi, të dyja palët duhet ta respektojnë

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 18:06

Përfaqësusja e Lartë e BE’së Kaja Kallas gjatë konferencës së shkurtër për media pas ardhjes në Prishtinë, ka folur edhe për Marrëveshjen e Ohrit të ndërmjetësuar nga pararendësi i saj Josep Borell i cili i kishte bërë bashkë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Maqedoninë e Veriut.

“Marrëveshja e Ohrit është në fuqi dhe duhet të ndiqet nga të dyja palët” ka thënë Kallas.

E pyetur nëse do të ketë ndonjë ndryshim në mënyrën e të dialoguarit mes Kosovës dhe Serbisë, Kallas ka thënë se me emisarin e ri danezin Peter Sorensen tashmë kanë analizuar se çfarë ka funksionuar e çfarë jo. Por, sipas fillimisht duhet një takim mes palëve.

“Gjëja e parë është të ulemi me dy palët, e kemi bërë ndaras, për të parë se si do të lëvizim me këtë proces” ka theksuar ajo.

Tutje, ajo e ka parë të udhës që në Prishtinë të garantojë se Kosova ëshgtë e barabartë duke thënë dhënë një porosi për ata që dyshojnë.

“Ju jeni partner i barabartë në tavolinë. Si Përfaqësuese e Lartë do të vazhdojë ta mbështes këtë proces dhe për ata që dyshojnë në proces le të jem e qartë normalizimi i raporteve tuaja është rruga e vetme për një të ardhme prospeuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi”.

Estonezja ka shpalosur se disa shtete anëtare i janë ankuar se Kosova nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit. “Nuk duam të shohim eskalim në veri e them këtë sepse unë personalisht i kam bindur shtete anëtare se duhet t’i heqim masat. Por disa po thonë se se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe se eskalimi në veri është në konflikt me këtë”, ka theksuar ajo.

Para se të vinte në Prishtinë, Kallas është pyetur në Beograd për formimin e Asociacionit. Atje ka thënë se nuk flet rreth kësaj teme pa e diskutuar në Kosovë.