string(83) "kallas-njoftoi-per-heqjen-graduale-te-masave-por-e-kushtezoi-me-deeskalimin-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 17:32

Kallas njoftoi për heqjen graduale të masave por e kushtëzoi me deeskalimin në Veri

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 17:32

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Kaja Kallas e cila erdhi për vizitë në Kosovë pasi një të tillë e zhvilloi në Beograd shpalli se BE ka nisur t’ia heq gradualisht masat Kosovës. për këtë tha se është angazhuar personalisht me vendet anëtare të BE’së. Sipas saj, heqja e masave është e kushtëzuar me deskalim të qëndrueshëm në Veri.

“Si shenjë e përkushtimit tonë mund të shpall këtu se BE ka nisur gradualisht t’i heq masat të vendosura në korrik 2023. Vendimi hap dyert për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës e po ashtu edhe për lidhje më të ngushta me BE’në. Por është i kushtëzuar me një deeskalim të qëndrueshëm në Veri. Mbyllja e strukturave të përkrahura nga Serbia në Veri minon përpjekjet drejt esaklimit” ka theksuar ajo.

Kallas ka shtuar se normalizimi është prioritet kyç.

“Ju jeni partner i barabërtë në tavolinë. Si përfaqësuese e lartë do të vazhdojë ta mbështes këtë proces dhe për ata që dyshojnë në proces le të jem e qartë normalizimi i raporteve tuaja është rruga e vetme për një të ardhme prosperuese për njerëzit e këtij rajoni. Stabiliteti varet nga dialogu jo nga konfrontimi” ka theksuar ajo.