Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Kaja Kalas, ka njoftuar se ka zhvilluar sot një bisedë me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Dino Konakoviq, dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, për çështjet e stabilitetit rajonal dhe perspektivën e bashkëpunimit në të ardhmen.
Kallas theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian mbetet objektiv i përbashkët për të dy vendet dhe se palët u dakorduan të takohen sërish në muajt e ardhshëm për të çuar përpara diskutimet.
“Anëtarësimi në BE është objektivi ynë i përbashkët. Ne ramë dakord të takohemi përsëri në muajt e ardhshëm për ta çuar përpara këtë diskutim”, ka shkruar Kalas.
I opened today a conversation with Foreign Ministers @DinoKonakovic of Bosnia and Herzegovina and @markodjuric of Serbia on regional stability and future cooperation opportunities.
EU membership is our shared objective.
We agreed to meet again in coming months to take this… pic.twitter.com/pyCac9qhCM— Kaja Kallas (@kajakallas) November 19, 2025